Ajo në fund të muajit të kaluar bëri rikthimin pas disa vitesh në skenë.
Fjala është për këngëtaren Beatrix Ramosaj, e cila javë më parë publikoi këngën e re “Dancing With The Devil”.
Artistja u përfol mjaft shumë për klipin, pas paraqitjes në disa skena ‘të nxehta’ me këngëtarin Eugent Bushpepa.
E ftuar së fundmi në “Shiko kush Luan” gjatë sfidës “Ndaje ose haje”, Ramosaj iu përgjigj pyetjes rreth Bushpepës.
“Beatrix pas pjesëmarrjes së Eugent Bushpepës në klipin tënd më të ri “Dancing with the Devil”, u përfol në media për një marrëdhënie dashurie mes teje dhe Gentit. Ndaj me ne sot në “Shiko Kush LUAN” si qëndron e vërteta dhe a është dikush në jetën tënde aktualisht?”, ishte kjo pyetja drejtuar Beatrix.
Këngëtarja nuk ngurroi të përgjigjej duke thënë se “Eugentin e ka mik shumë të mirë e të vjetër, gjithashtu zbuloi se është ‘single’ e nuk është në një lidhje dashurie”.
Ramosaj ndërkohë po punon në një projekt tjetër të ri muzikor. /Telegrafi/