Telegrafi

U përfol për një ndarje me Big D për shkak të mungesës së fotografive të përbashkëta, Linda Halimi zbulon të vërtetën

Foto: Facebook

Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, prej vitesh është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe atje ka krijuar edhe familjen me bashkëshortin Big D.

Çifti, të cilët kanë edhe një vajzë së bashku, kohët e fundit u përfolën për një divorc dhe shkak u bë mungesa e fotove të çiftit në rrjetet sociale.

Kjo ka bërë që ndjekësit të dyshojnë se ka krizë apo dhe ndarje mes dyshes së njohur.

Për më shumë, artistja nga Vitia pak kohë më parë injoroi duke mos iu përgjigjur kësaj pyetje që një prej ndjekësve ia kishte bërë në një bisedë ‘virtuale’.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Linda Halimi

Sidoqoftë, Linda me postimin e bërë së fundmi u ka dhënë fund këtyre thashethemeve.

Foto: Facebook

Ajo ka publikuar një foto të Davon duke i shprehur publikisht dashurinë. “Gjithçka e imja, përgjithmonë” – është mbishkrimi që ka vendosur në foto duke dhënë kështu përgjigjen e kërkuar prej kohësh.

Ata janë të martuar që shumë vite dhe ditë më parë blenë edhe një apartament të ri luksoz. /Telegrafi/