Telegrafi

U përfol për një lidhje dashurie me Butrint Imerin – aktorja Olta Beqiri sqaron të vërtetën

Këngëtari shqiptar, Butrint Imeri, ka qenë shpesh cak i mediave dhe faqeve rozë kur ishte në pyetje jeta e tij personale.

Ai është komentuar disa herë për lidhjet e tij të dashurisë, ndonëse nuk kishte konfirmuar asnjëherë asgjë për fansat e publikun.

Megjithatë, ai së fundmi pas shumë vitesh e pranoi që ka shijuar një romancë me moderatoren Kiara Tito.

Foto: Screenshot/Instagram

Krahas kësaj, krijuesi i hitit “Kuku” u përfol edhe për një lidhje me aktoren dhe prezantuesen Olta Beqiri, pasi yjet e famshëm u fotografuan bashkë në një dalje publike.

Moderatorja nga Shqipëria ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Më lër të flas”, ku i ka dhënë fund këtyre thashethemeve.

Lexo po ashtu Pas deklaratës së Butrint Imerit, Kiara Tito flet për herë të parë për historinë e tyre

Ajo tha se asgjë që është shkruar në portale nuk është e vërtetë dhe se është beqare.

Olta Beqiri (Foto: Screenshot/YouTube)

“Njerëzit vdesin të marrin një gjë të vogël dhe ta bëjnë të madhe, jo domosdoshmërisht të kesh një foto me dikë do të thotë të jesh me lidhur me atë. Unë beqare jam”, u shpreh ajo.

E nga ana tjetër, Imeri nuk është shprehur ndonjëherë në lidhje me këtë ngjarje. /Telegrafi/