Njëri nga meçet më të mira në MMA është zhvilluar mbrëmë, ku përballë njëri tjetrit ishin dy luftëtarë të pamposhtur.
Israel Adesanya deri më tani kishte një rekord prej 19 fitoreve dhe asnjë humbje, ndërsa kundërshtari i tij Paulo Costa kishte fituar 13 takime duke mos e humbur asnjë.
Në UFC 253 kjo dyshe ishte përballë njëri tjetrit dhe u cilësua si njëri nga duelet më interesante në histori të MMA, pasi përballë ishin dy luftëtarë që nuk e dinin shijen e humbjes.
Megjithatë ka qenë nigeriani Israel Adesanya që ka triumfuar në fund duke shkuar në 20-0-0 në MMA.
Ka qenë një ndeshje jashtëzakonisht interesante, por në fund luajti rol edhe përvoja e 31-vjeçarit që e rrëzoi në tokë Costan dhe e fitoi meçin.
Me këtë fitore, Israel Adesanya mbetet kampion i padiskutueshëm në divizionin e peshave të mesme. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Uq9HVIZ_BAA&ab_channel=SoarTv