Trajneri i Juventusit, Thiago Motta, ka komentuar humbjen e rëndë 4-0 të skuadrës së tij ndaj Atalantës në një ndeshje të rëndësishme për Serie A.
Ky rezultat i dëmton ambiciet e Juventusit për vendin e katërt dhe rrezikon pozitën aktuale të tyre në tabelë.
“Mendoj se sot u përballëm me një skuadër që shfrytëzoi gabimet tona. Pas penalltisë, pa kritikuar, skuadra ime reagoi duke u përpjekur të sulmojë, por vuajtëm nga goli që na la pas. I dhamë lojtarëve si Lookman mundësinë të shfrytëzonin kundërsulmet. Tani do të përqendrohemi te ndeshja kundër Fiorentinës për të filluar sërish”.
“Pas golit të parë, patëm një seri gabimesh teknike. Atalanta është shumë e fortë në kundërsulme, dhe ne pësuam për këtë. Është turp që një ndeshje të zhbllokohet nga një penallti, e cila nuk ishte e qartë”.
Thiago Motta vlerësoi se kjo ishte një nga humbjet më të rënda në stadium.
“Këto janë situata të ndryshme në krahasim me ndeshjen kundër Empolit. E nisëm mirë, por pas penalltisë humbëm ekuilibrin. Skuadra jonë e re nuk ka reaguar siç duhet, dhe u ndje mungesa e përvojës”, deklaroi ai. /Telegrafi/