Site icon Telegrafi

U paraburgos se kontrabandoi 73 emigrantë

Vazhdojnë ndalimet për kontrabanduesit e emigrantëve dhe keqpërdorimin e tyre për qëllime fitimi. Siç theksohet në kumtesën e MPB-së, sot në mëngjes rreth orës 6:00 nga ana e policëve nga stacioni policor “Belanovce”, në rrugën lokale prej f. Reçicë-f.Vaksincë gjatë kontrollit të automjetit të ngarkuar “Volvo” me targa të Shkupit, i drejtuar nga M.D. (35) nga Velesi, janë gjetur 73 migrantë.

Migrantët janë nga shtetet arabe por kryesisht nga Afganistani dhe Siria. Më herë ka pasur edhe disa tentime për trafikuar emigrantë por janë ndaluar gjatë tentativave.

Është njoftuar edhe prokurori publik për procedurë të mëtejshme. Punohet për ndriçimin e tërësishëm të rastit, kumtoi policia./Telegrafi/

Exit mobile version