Telegrafi

U paguan 38 milionë euro për të, sulmuesi bëhet horë duke humbur dy raste me portën bosh

Lois Openda ka kompletuar transferimin këtë verë nga skuadra franceze Lens te ajo gjermane RB Leipzig.

Megjithatë sulmuesi belg në xhiron e parë të Bundesligas është bërë viral për një nga huqjet më të mëdha në elitën e futbollit gjerman.

Ishte minuta e 74-të e ndeshjes, kur Opendas pa pritur i erdhi një top teksa porta ishte bosh dhe u ngatërruar me topin. Por topi nuk iu largua nga këmbët dhe lojtarit i erdhi një tjetër mundësi, por sërish në portën bosh ai goditi vetëm shtyllën.

Kaq ka mjaftuar që ky rast dhe dy huqjet e sulmuesit belg të bëhen viral në rrjetet sociale.

Leverkusen fitoi takimin ndaj Leipzig me rezultat 3-2 dhe nëse Openda do të ishte më i zgjuar në atë moment do t’i siguronte një pikë skuadrës së tij.

Vlen të theksohet se sulmuesi belg realizoi golin e dytë në këtë sfidë, por nga një hero i mundshëm ai u shndërrua në fytyrën tragjike tek tifozët e Leipzig. /Telegrafi/