Telegrafi

U pa duke lëvizur me një karrige me rrota, ndërsa tani Mike Tyson shihet duke lëshuar goditje të frikshme në stërvitje

Vetëm disa javë pasi u fotografua në një karrige me rrota, legjenda e boksit Mike Tyson ka ndarë pamjet e egra të tij në ring – duke shfaqur shpejtësi dhe fuqi mbresëlënëse.

Tyson, i cili ishte zyrtarisht në pension që nga viti 2005, postoi klipin në Instagram të mërkurën në mëngjes ku ai gjuante grushte, me trajnerin e tij Rafael Cordeiro që i qëndronte përball.

Ish-kampioni i botës në peshat e rënda dukej se ishte në formë luftarake ndërsa godiste me grushte, kërcente gjatë stërvitjes.

56-vjeçari ka vuajtur nga probleme shëndetësore muajt e fundit dhe u fotografua duke lëvizur me një karrige me rrota në aeroportin e Miamit.

Tyson shpjegoi se ai ka vuajtur nga një ‘shpërthim i nervit shiatik’, një gjendje mjekësore që lidhet me pjesën e poshtme të shpinës, e cila thuhet se është një ‘çështje e vjetër’. /Telegrafi/