Ministri i Arsimit, Pishtar Lutfiu, ka marrë pjesë në seminarin për konsolodimin e dhe përforcimin e kuadrit akademik të Universitetit “Nënë Tereza”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Kam nderin që sot jam pjesëmarrës në këtë seminar me temë “Konsolidimi dhe përforcimi i kuadrove akademike të Universitetit “Nënë Tereza”. Në këtë seminar do të zbulohen metodat moderne të mësimdhënies për ta mbështetur stafin akademik dhe zhvillimin e planprogrameve në Universitetetin “Nënë Tereza”, deklaroi Lutfiu.
Ai gjithashtu tha sr qëllimi i këtij seminari ishte që të përgatis mësues për metodat më moderne të mësimdhënies dhe se vëmendje e madhe do t’i kushtohet zhvillimit dhe përshtatjes së planprogrameve të universitetit./Telegrafi/