Telegrafi

U ofroi punonjësve nga 5 mijë euro që të vaksinohen kundër COVID-19, biznesmenit gjerman i kushtuan 2,5 milionë euro

Numri i të vaksinuarve në Gjermani aktualisht ka “stagnuar”. Në fund të vitit të kaluar brenda 24 orëve vaksinoheshin deri në një milion gjermanë, e së fundmi rreth 300 mijë.

Për këtë autoritetet dhe punëdhënësit kanë menduar metoda të ndryshme të stimulimit, me qëllim që të rritet sa më shumë numri i qytetarëve të imunizuar, transmeton Telegrafi.

Një kompani nga Jeni u ka ofruar punonjësve një bonus prej 5 mijë eurove për marrjen e një doze. Fjala është për kompaninë Bocher AG, e drejtori i saj Udo Bocher, pati thënë në fund të vitit të kaluar se oferta e tij do të vlejë deri në fund të janarit të këtij viti.

Por duket se ai ia ka arritur qëllimit. Më përpara çdo i dhjeti punonjës i tij ishte infektuar me COVID-19, e përqindja e të vaksinuarve ishte rreth 60 për qind. Sot në këtë kompani janë 90 për qind të vaksinuar.

“Ofertën e tij e shfrytëzuan mbi 500 punonjës. E kjo kompanisë i kushtoi rreth 2,5 milionë euro”, tha Bocher duke theksuar se ky vendim tashmë i është shpaguar.

“Derisa në nëntor kemi pasur deri në 10 të infektuar në ditë, në gjashtë javët e fundit është regjistruar vetëm një i infektuar. Punonjësit tonë janë të mbrojtur nga pasojat e infektimit të coronavirusit, e kjo është shumë mirë për në si kompani sepse mund të kryejmë punën tonë me një ekip fantastik”, ka shtuar biznesmeni gjerman. /Telegrafi/