Beril Pozam dhe Ersin Arici, të cilët u njohën në serialin “Yali Çapkini” dhe e kthyen miqësinë e tyre në dashuri, u martuan mbrëmë (e diel).
Pozam dhe Arici, miqësia e të cilëve u shndërrua në dashuri gjatë xhirimeve, u martuan me një ceremoni të mbajtur në një ambient në Fenerbahçe.
Çiftit të njohur në ceremoninë martesore iu bashkua edhe ekipi i “Yali Çapkini”.
Fotografitë e shpërndara në rrjetet sociale morën vëmendje të madhe.
‘Suna’ dhe ‘Abidin’, të cilët portretizuan të dashuruarit që nuk mund të takoheshin në serial, gjetën lumturinë në jetën reale.
Festa ishte e thjeshtë – nuk kishte interpretues të famshëm, balerina apo fishekzjarre – por jo më pak e veçantë se dasmat e tjera.
Nusja kishte veshur një fustan dantelle pa rripa për ceremoninë, duke mbajtur një buqetë me trëndafila të bardhë në dorë, me vellon e saj të gjatë që i vinte poshtë shpinës.
Ervin nga ana tjetër kishte veshur një kostum tërësisht të bardhë, por tejet elegant. /Telegrafi/