Telegrafi

U njohën në një emision në radio, dy kosovarë nisin shëtitjen e tyre në disa vende të Evropës

Dy kosovarë janë duke shijuar një rrugëtim të bukur në disa vende të Evropës, por, e veçanta e këtij udhëtimi është se ata të dy u njoftuan përmes emisionit Drive On.

Takimin e tyre të parë ata e bënë në momentin edhe kur u nisën drejt Evropës, transmeton Telegrafi.

Bashkatdhetari Hasani ka marrë me veten Gëzimin, ku me veturën e tij kanë bërë shëtitje në disa vende, duke ndaluar në Kroaci, Slloveni, Itali dhe për të vazhduar më pas drejt Zvicrës.

“Ishin disa vende shumë të bukura, kurrë më larg se në Shqipëri nuk kam qenë…” thotë me shaka qytetari me emrin Gëzim, i cili po bën shëtitje në disa vende, falë njohjes me bashkatdhetarin Hasani.

Në një lidhje për Radio Dukagjinin, ata u shprehën të lumtur për njohjen e tyre, duke thënë se do të vazhdojnë të njihen edhe me familjet e njëri-tjetrit./Telegrafi/