Telegrafi

U nisën për pushime në Miami, vetura brenda të cilës ishin dy femrat ra nga trageti dhe përfundoi në det – raportohet për të vdekur  

Dy femra kanë humbur jetën kur vetura e tyre u ra nga trageti që po i transportonte për në ishullin Fisher, në të cilin gjendet pushimorja luksoze në afërsi të Miamit, raportojnë mediat amerikane.

Ekipet lokale të shpëtimit dhe rojet bregdetare amerikane, kishin pranuar një telefonatë përmes operatorit të tragetit që i kishte informuar se nga anija ka rënë në det një veturë, transmeton Telegrafi.

E pas disa orëve kërkimi, ata arritën ta gjejnë veturën me ngjyrë të kaltër – bëhet fjalë për një Mercedes Benz prodhim i vitit 2019.

Brenda veturës gjendeshin dy trupa të pajetë, kurse rojet bregdetare janë duke hetuar incidentin që ka ndodhur në SHBA. /Telegrafi/