Telegrafi

U nisën pa ata, dy persona nga ekipi i medias së Kim Jong-un ishin gati për ta humbur trenin që po largohej nga Rusia

Ekipi personal i medias së udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong-un ishin gati për ta humbur trenin që po largohej nga Rusia.

Pamjet qesharake u kapën derisa treni luksoz i blinduar u largua nga stacioni në Komsomolsk-on-Amurand dhe u nis drejt Vladivostok, transmeton Telegrafi.

Dy burrat të cilët ishin nga ekipi i medias po vraponin në siklet për të hipur në bordin e trenit të Jong-un pas vizitës njëjavëshe që pati ky i fundit në shtetin rus.

Në anën tjetër, dy zyrtarë rusë Mikhail Degtyarev, guvernatori i rajonit të Khabarovsk dhe Alexander Zhornik, kryebashkiak i Komsomolsk-on-Amur, u panë duke duartrokitur Jong-un në stilin sovjetik, ndërsa treni i tij po dilte nga stacioni.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut ka qenë në Rusi gjatë një vizite njëjavëshe, ku u takua gjithashtu edhe me presidentin rus Vladimir Putin. /Telegrafi/