Site icon Telegrafi

U ngujua në kutinë e ëmbëlsirave

Pasi arriti në “parajsën e ëmbël” e kuptoi se nuk ka dalje. Nëna e shokuar Kyra (24 vjeçare) vetëm për një sekondë e kishte harruar djalin.

“Ishim duke luajtur në këndin e lojërave. Shkova deri në tavolinë sepse ushqimi erdhi. Një minutë qëndroi pranë aparatit, kur papritmas u fut brenda”, tha ajo.

Atë menjëherë e mbërtheu paniku filloi ta shtynte aparatin dhe t’i fusë duart nëpër hyrjen e vogël. Cohen ishte ulur qetë brenda në kutinë e qelqtë.

Punëtorët e restorantit nuk mundën ta gjenin çelësin për ta liruar fëmijën kështu që ftuan një mjeshtër. Arritën ta heqin prej kutisë pas 45 minutave. /Telegrafi/
 

Exit mobile version