Telegrafi

U ngjitën pa pajisje mbrojtëse në kulmin e ndërtesës mbi 80 metra të lartë, pamjet nga droni shfaqin të rinjtë në Londër

Ky është momenti kur një grup të rinjsh në Britani të Madhe sfidojnë vdekjen, duke vrapuar në një ndërtesë të pjerrët që është mbi 80 metra e latë.

Pamjet janë realizuar nga droni që shfaq të rinjtë duke vrapuar pas njëri-tjetrit në lindje të Londrës, duke mos përdorur kurrfarë pajisje mbrojtëse, transmeton Telegrafi.

Dyshja që kanë dashur të mbeten anonim, vrapojnë deri në kulmin e ndërtesës së lartë. Madje kanë planifikuar një “akrobacion” edhe më të rrezikshëm në ditët në vijim.

Videoja e publikuar më poshtë ka marrë shumë shikime dhe ka nxitur debat mes përdoruesve të rrjeteve sociale, me pretendimin se ata mund të ndikojnë negativisht tek të rinjtë që mund t’i cilësojnë si model. /Telegrafi/