Site icon Telegrafi

U ngjit mbi skenë, i riu humb jetën pasi prek telin e tensionit të lartë (Video, +18)

Mijëra të rinj që kishin shkuar për ta ndjekur nga afër një koncert, ishin dëshmitarë të një tmerri që kishte ndodhur para syve të tyre.

Një i ri që ishte ngjitur mbi skenë është goditur nga tensioni i lartë, kur preku telin e rrymës gjatë një koncerti që po mbahej në Brazil, transmeton Telegrafi.

Viktima është identifikuar si Daniel Guedes, 32-vjeç, i cili mbeti i vdekur në vend kur shpërtheu kablloja në Natuba në pjesën verilindore të Brazilit.

Me të parë se çfarë ndodhi, organizatorët kishin ndalur menjëherë koncertin, derisa turma e shokuar me atë se çfarë kishin parë nuk mund të ndaleshin duke bërtitur kur policia largoi trupin e djegur të riut.

Videoja amatore e filmuar me telefon të mençur është publikuar në internet, dhe shfaq momentin kur i riu goditet nga tensioni i lartë, ndërsa mediat lokale raportojnë se ai ishte nën ndikim të alkoolit kur u ngjit mbi skenë. /Telegrafi/

Exit mobile version