Një grua që pranoi se ‘mezi e mbante zemërimin’ pasi u pushua nga puna, u filmua duke thyer qindra shishe vere në një super-market në Argjentinë.
Evelin Roldan punonte në Supermarketin Polo në Rafaela të Argjentinës, dhe u pushua nga puna të hënën, transmeton Telegrafi.
Siç bëhet e ditur, 25-vjeçarja kishte një diskutim me pronarët e dyqanit, debat ky që u ndez aq shumë sa kanë thirrur policinë.
Roldan më pas ‘fshiu’ raftet e shumta të verës, duke i hedhur shishet në dysheme.
Ajo u arrestua më vonë.
Roldan mbrojti veprimet e saj për të cilat ajo thotë se ishin si pasojë e ‘nervozës’ dhe pretendoi se videoja – e cila është vetëm tetë sekonda e gjatë – nuk tregoi gjithçka, sipas një deklarate të marrë nga mediat lokale. /Telegrafi/