Telegrafi

U nervozua dhe ua shkatërroi shtëpitë fqinjëve (Video)

Ngjarja ka ndodhur në Port Angeles të Seattle, ndërsa burri i nervozuar shtëpinë e parë e ka shkatërruar deri në themel, ndërsa tri të tjerat i ka dëmtuar dukshëm.

“Kam mundur të dëgjoj vetëm zhurmën derisa gjërat po binin dhe atëherë e pashë makinën duke hyrë në shtëpinë time”, ka deklaruar Barbara Poreter, njëra nga fqinjët, e cila ka arritur të ikë para se të rrëzohej shtëpia.

Një tjetër fqinj, Keith Haynes, ka thënë se gjithçka ngjante me një zonë lufte.

Swegle është arrestuar nga policia, ndërsa nëna e tij është shprehur e lumtur që nuk ka pasur viktima nga akti i të birit. /Telegrafi/