Site icon Telegrafi

U nënshkrua memorandum bashkëpunimi në mes Drejtorisë së Doganave dhe REC COM

Drejtoria e Doganave sot, më 16 dhjetor të vitit 2018, ka nënshkruar Memorandum për bashkëpunimin me Qendrat rajonale për mjedis jetësor për Evropën Qendrore dhe Juglindore, Zyra në Maqedoni (REC COM), njofton Telegrafi Maqedoni.

Qëllimi i këtij Memorandumi për bashkëpunim është të vendoset bashkëpunimi në mes Drejtorisë Doganore në Republikën e Maqedonisë dhe REC COM tek zhvillimi i metodologjisë për zhvendosjen tatimit të veturave, e cila do të shfrytëzohen gjatë përpunimit të propozim Ligjit për tatimin e veturave.

Metodologjia duhet t’i marr parasysh praktikat më të mira të vendeve anëtare të BE-së, në pajtueshmëri me tregun e Maqedonisë të veturave udhëtuese, ekologjisë lokale dhe kushteve klimatike, si dhe fuqisë blerëse të qytetarëve. /Telegrafi/

Exit mobile version