Burim Azemi, një qytetar i Prishtinës, ka vendosur që të mbyll vetë një gropë në një rrugë pranë lagjes ku jeton.
Ai ka publikuar disa fotografi në profilin e tij personal në Facebook, dhe ka thënë se iniciativën e ka marrë për shkak se prishja e asfaltit në atë pjesë ekziston që moti dhe komuna nuk e ka futur në prioritetet e saja për rregullim.
“Unë e ndjeva obligim moral rregullimin e kësaj grope pasi që jam banorë i kësaj lagje dhe nuk munda ta duroj rrezikun e këmbësorëve që vinin nga veturat nga ikja e gropës gjithashtu dëmet e veturave në masë të madhe”, ka shkruar Azemi.
Ndërkaq, duhet përmendur se komuna e Prishtinës para zgjedhjeve ka filluar me sanimin e asfaltit të prishur në disa lagje të kryeqytetit.
Më herët ka sanuar një pjesë të rrugës “Muharrem Fejza”, e gjithashtu sot ( e shtunë ), kompania që i është dhënë tenderi, ka punuar një pjesë tjetër të rrugës në Breg të Diellit./Telegrafi/