Amy-Rose Wilson 27 vjeçe vdiq në një aksident, ndërsa partneri i saj Ryan Paterson, 22 vjeç mbeti i plagosur.
Mediat britanike shkruajnë se dy të rinjtë u aksidentuan pas një ndjekjeje me makinë me shpejtësi të lartë në Falkirk.
Kjo ka bërë që policia skoceze të nisë hetimet për vrasje. Aksidenti ndodhi të shtunën e 30 korrikut në qytetin e vogël Falkirk.
Sipas dëshmitarëve, çifti u përplas pas kërcënimeve me vdekje nga dy banditë “shqiptarë” që drejtonin një Mercedes C-class.
Shoferja Amy-Rose, e cila la pas një djalë të vogël, vdiq në vendngjarje ndërsa Ryan mbetet në spital.
Sipas mediave, dyshohet se të rinjtë u kishin para borxh bandës së shqiptarëve.
Pak javë para aksidentit fatal, ata i kishin treguar miqve se ishin ndjekur nga njerëz me motor, madje kishin filmuar momentin. Policia po përpiqet të zbardhë ngjarjen e rëndë përmes pamjeve të kamerave që mund të kenë regjistruar ndjekjen.