Alexis Mac Allister u përjashtua me karton të kuq në fitoren 3-1 të Liverpoolit ndaj Bournemouth pas një ndërhyrje të ashpër ndaj Ryan Christie.
Sipas rregullores së Ligës Premier, ndëshkimi i drejtpërdrejtë me karton të kuq për ndërhyrje të rrezikshme gjithmonë rezultojnë në një ndalim me tri ndeshje.
Kjo do të thotë se Mac Allister do të humbasë ndeshjet kundër Newcastle (27 gusht), Aston Villa (3 shtator) dhe Wolves (16 shtator).
“Duhet të flasim sërish për këtë”, ka thënë Jurgen Klopp për kartonin e kuq të Mac Allister.
Liverpooli ka të drejtë të apelojë kartonin e kuq. Nëse ata ia dalin, pezullimi i mesfushorit argjentinas do të anulohet.
Nëse Liga Premier mbështet vendimin e arbitrit, megjithatë, ndalimi mund të rritet edhe në katër ndeshje nëse apelimi konsiderohet ‘i pavlerë’. /Telegrafi/