Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot në një ceremoni solemne ndau mirënjohje për minatorët më të mire në vend. Mirënjohjet u ndanë në eventin e organizuar nga Ministria e Ekonomisë për nder të Ditës së Minatorëve (28 Gushti).
Ministri Bekteshi në paraqitjen e tij para minatorëve tha se sektori i burimeve minerale është shumë i rëndësishëm për ekonominë e vendit dhe se numëron mbi 10.000 të punësuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Minatorët përfaqësojnë resurs të çmuar njerëzor, dhe ne jemi të detyruar që tu sigurojmë kushte më të mira për punë në mënyrë që të shpërblejmë ata për përkushtimin e tyre profesional dhe përgjegjësinë ndaj edhe këtë vit për të dhjetën herë me rradhë tradicionalisht shpërblejmë ata me mirënjohje”, tha Bekteshi duke u ndarë mirënjohjet “Pllaketë për më të suksesshmit’, minatorëve të nominuar nga punëdhënësit e tyre, në pajtim me të arriturat e tyre në vitin e kaluar si formë motivimi për rezultate të mëtejshme edhe më të larta.
Ai informoi se prodhimi industrial në sektorin e minierave në qershor 2017, në krahasim me muajin qershor të vitit 2016 shënon rritje prej 7.5% ndërsa përfitimet e këtij sektori për periudhën e njëjtë shënojnë rritje prej 1.2%.
Kryetari i Asociacionit të Minierave të Maqedonisë, Nikollajço Nikollov, tha se ndjenja për shënimin e Ditës së minatorit është e përzier me ngjarjet në pjesën juglindore të vendit.
”Më vjen mirë që në Maqedoni zgjohet vetëdija për një mjedis më ekologjik, por në miniera punojnë mbi 10.000 njerëz dhe se pa miniera vetë minatorët dhe njerëzit që punojnë në to e dinë se si do jetë. Minierat për Maqedoninë kanë rëndësi të madhe prandaj patjetër të mbajmë llogari për humbjen e forcës kualitative të punës”, theksoi Nikollajço Nikollov./Telegrafi/