Sipas policisë, janë shpallur në kërkim dy autorët e kësaj ngjarjeje, vëllezërit Guxim dhe Aleksandër Mhillaj. Vëllezërit me origjinë nga Tropoja dhe banues në lagjen “Kodërmarlekaj” në Lezhe kanë goditur me sende të forta 25-vjeçarin, Edi Nika, pasi ky i fundit ishte ndarë me motrën e tyre.
I riu ka mbetur pa ndjenja, nga ku është hedhur në një zonë të mbuluar me ferra dhe shkurre, e cila nuk frekuentohej nga njeri. Sapo ka arritur të marrë vetën, vetë Nika ka njoftuar policinë e Lezhës, e cila ka bërë shoqërimin e tij të menjëhershëm për në spitalin e qytetit.
Sipas të dhënave nga burime të policisë, mësohet se 25-vjeçari ishte divorcuar nga motra e Mhillajve pak kohë më parë dhe duket se kjo ngjarje ka çuar në hakmarrjen nga ana e tyre. Deri tani ky është varianti i Nikës, ndërkohë që pritet që pas ndalimit të dy personave në kërkim të mund të mësohet prej tyre arsyeja e saktë e rrëmbimit për një orë dhe dhunimit të 25-vjeçarit, raportoi Panorama. /Telegrafi/