Site icon Telegrafi

U ndalua në aeroportin e Serbisë – vajza e Nikola Sanduloviqit thotë se BIA e pyeti se ku dhe më kë po udhëton

Klara Sanduloviq, vajza e politikanit serb Nikola Sanduloviq, është përballur sot sërish me një maltretim nga ana e policisë serbe dhe BIA-s.

Ajo është ndaluar sot në Aerportin “Nikola Tesla” në Serbi, derisa po udhëtonte për në Londër.

Në një postim në “X”, Klara ka treguar se ky maltretim që po i bëhet po ndodh vetëm për faktin që ajo është e bija e Nikola Sanduloviqit.

Lexo po ashtu Serbia vazhdon të maltretojë familjen e Nikola Sanduloviqit

“Jam ndaluar në Aeroportin “Nikola Tesla” nga ana e policisë dhe BIA-s. Maltretimi politik po ndodh vetëm për shkak se vajza e kujt jam. Ata më pyetën se ku po udhëtoj dhe me kë? Po mendoj t’i pyes nëse do ta kishin më të lehtë të vinte dikush me mua në udhëtim”, ka shkruar Sanduloviq.

Babi i saj, Nikola Sanduloviq ka shkruar se deri kur BE dhe SHBA do ta lejojnë këtë sjellje të presidentit Aleksandar Vuçiq dhe BIA-s. /Telegrafi/

Exit mobile version