Telegrafi

U ndalën me motoçikletë për të plaçkitur çiftin brazilian, hajnat e pësojnë keq – goditen me veturë nga pas

Na ndiqni në dy llogaritë tona në Twitter, Telegrafi.com dhe Telegrafi Sport.

Ky është momenti kur një shofer i një veture godet me mjet qëllimisht dy hajnat që ishin në motoçikletë, dhe në ato momente po tentonin të kryenin vjedhje – dhe atë në mes të ditës.

Besohet se burri që i goditi me veturë, pak minuta më herët kishte tentuar t’i plaçkitë hajnat që ishin në motoçikletë, transmeton Telegrafi.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur në Campo Limpo të qytetit brazilian Sao Paulo, ndodh kjo përplasje. Njëri prej hajnave të maskuar shihet duke ia drejtuar armën çiftit që i ngritin duart lart.

E duke mos ditur që pas tyre po vinte një mjet, ata goditen pamëshirshëm dhe autori i veprës largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Si rezultat i shtypjes me veturë, hajnat kanë pësuar lëndime trupore, megjithatë kanë arritur të largohen sërish me motoçikletë. /Telegrafi/