Momenti i tmerrshëm është filmuar nga kamera e vendosur në uniformën e policisë, ku shihet momentin kur një burrë i armatosur me të kaluar kriminale e kap për fyti policen në Fontana të SHBA-ve.
Por kolegu i polices reagoi menjëherë duke qëlluar të dyshuarin të cilin më pas e prangosi. Ai i mbijetoi të shtënave dhe tani pritet të shfaqet në bankën e të akuzuarve, transmeton Telegrafi.
Incidenti ka ndodhur më 9 shkurt në Yucaipa, ku policët e Fontana ishin përfshirë në një operacion në bashkëpunim me zyrën e sherifit në San Bernardino, kur ndalën një burrë në trafik për shkak të mosrespektimit të shenjave të komunikacionit.
Në fillim i dyshuari dukej bashkëpunues derisa policja po fliste me të, partneri i saj shkoi në veturë për të mbledhur më shumë informacione.
Por pasi u fut në veturë dëgjoi partneren që bërtiste dhe kërkonte ndihmë, derisa orvatej me të dyshuarin që e kishte kapur për fyti.
Kamera e vendosur në uniformën e saj filmoi momentin kur i dyshuari nxjerr revolen që e kishte fshehur.
“Ka armë”, dëgjohet duke bërtitur policja që me çdo kusht tentonte të lirohej nga agresori.
Por ishte partneri që i doli në ndihmë dhe qëlloi të dyshuarin. Në video shihet i shtrirë në tokë sulmuesi i prangosur që më pas u dërgua në spital për trajtim. /Telegrafi/