Site icon Telegrafi

U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

Kosovari 26-vjeçar Albin Kryeziu, i cili punon për një kompani ndërtimore, kishte blerë një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Gioca Tutto të Ponte di Piave të Italisë, dhe ishte pikërisht ajo tiketë lotarie që i solli atij një fitore marramendëse – plotë 500 mijë euro.

“Do të vazhdojë të punojë si zakonisht. Megjithatë, për një familje të re është një shumë që do të jetë e dobishme në të ardhmen”, tha Kryeziu për ilgazzettino.

Ky i ri nga Kosova që jeton në Sant’ Andrea di Barbarana, ishte ndalur në dyqan për të blerë një kafe me vëllain e tij dhe kolegët derisa ishte në një ditë pune.

Teksa priste që miqtë e tij të arrinin, 26-vjeçari bleu një tiketë gërvishtëse (gërvisht dhe fito), transmeton Telegrafi.

“Sinqerisht nuk e prisja. Sapo isha kthyer nga puna dhe po shkoja në shtëpi – e për ta humbur kohën në kafene bleva një tiketë gërvishtëse për të luajtur. Kur pashë shumën kërkova më shumë informacione në dyqan dhe u konfirmua se kisha fituar”, shtoi Kryeziu. /Telegrafi/

 

Exit mobile version