Paramendoni të udhëtoni me autobus dhe befasisht të përfundoni në një gropë gjigante, që hapet në mes të rrugës.
Në fakt një gjë e tillë ka ndodhur në të vërtetë në Pitsburg të Pensilvanisë, duke u bërë kështu lajm në mediat amerikane, transmeton Telegrafi.
Autobusi ishte ndalur në të kuqen në një udhëkryq, kur befasisht pjesa e pasme e autobusit përfundoi brenda një grope që u hap në mënyrë të befasishme, duke bërë kështu autobusi të lëviz prapa.
The back of a public transit bus sank into a sinkhole while stopped at a red light in Pittsburgh. A tow truck was brought in to remove the bus, as one passenger on board was treated for a minor injury, officials said. https://t.co/swer52R6cg pic.twitter.com/RqifHoRgrN
— ABC News (@ABC) October 28, 2019
Për fat të mirë në ato momente brenda autobusit gjendeshin vetëm dy pasagjerë, ku vetëm njëri prej tyre ka pësuar lëndime të lehta trupore.
“Pjesa më e rëndë e autobusit padyshim që është pjesë e pasme ku edhe gjendet motori, e pikërisht për këtë arsye edhe përfundoi në gropë”, kanë njoftuar autoritetet lokale.
https://www.youtube.com/watch?v=e_l9hP-hUVU
Me të kuptuar se çfarë kishte ndodhur, ekipet emergjente kishin dalë në vendin e ngjarjes, duke tentuar që me një kamion ta tërheq nga gropa autobusin, por pa ndonjë sukses.
UPDATE: The Blue Kia Optima has been safely removed from sink crew. Officials examining bus.
Contrary to some reports, there are no evacuation orders in place at this time. Subject to change. Updates to come. https://t.co/VHLaIn9UFO pic.twitter.com/D2iYgPnDcE— Pittsburgh Public Safety (@PghPublicSafety) October 28, 2019
Kështu përdorën një kran për ta nxjerr e për shkaqe sigurie rrugët përreth u mbyllën për disa orë. /Telegrafi/