Site icon Telegrafi

U nda nga i dashuri dhe ia dogji veturën, arrestohet 41-vjeçarja në Durrës

Detaje të reja dalin në pah për ngjarjen e Durrësit ku një 41-vjeçare u arrestua të hënën për djegien e një makine, në pronësi të ish-të dashurit të saj.

Gazetari i ABC News, raporton se shtetasja Dorina Stafa nga Tirana, pas ndarjes nga i dashuri i saj ka marrë këto veprime të dënueshme, si shenjë hakmarrjeje.

Ajo i kishte blerë makinë dhe banesë ish-të dashurit në lagjen nr.5 në qytetin bregdetar të Durrësit.

“41-vjeçarja e arrestuar është Dorina Stafa me banim në kryeqytet. Ajo i kishte blerë ish-të dashurit një makinë dhe një apartament, dhe pas disa muajsh lidhje është ndarë me të. Më pas i ka djegur automjetin dhe ka tentuar t’i djegë edhe banesën dhe për këtë është ndihmuar nga vëllai i saj”, raportoi gazetari.

Për këtë ngjarje është shpallur në kërkim vëllai i saj, ndërsa një shtetas italian është proceduar në gjendje të lirë, për moskallëzim krimi. Grupi hetimor ka marrë në pyetje 41-vjeçaren, e cila pritet të sqarojë të gjithë rrethanave dhe motivet që e kanë detyruar të kryejë një akt të tillë./ abcnews.al

 

Exit mobile version