Site icon Telegrafi

U munduan të tallen me kolegun, mbulohet me thes të zi dhe futet në kontejnerin e mbeturinave për ta frikësuar – e pëson keq (Video)

Një pastrues i rrugëve për pak sa nuk është çmendur nga frika, kur një burrë i mbuluar me thes të zi të najlonit ishte futur në kontejnerin e mbeturinave dhe lëvizi kokën, kur ai po afrohej për ta zbrazur kontejnerin.

Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Middlesbrough të Anglisë, ku pastruesi nga frika reagoi në afekt duke e goditur me grusht në fytyrë personin që ishte futur në kontejner, i cili u rrëzua në tokë pa vetëdije, transmeton Telegrafi.

Kolegët e tij u munduan të tallen paksa me të, por kjo tallje i kushtoj shtrenjtë njërit prej tyre që e godit fort me grusht në fytyrë.

Por, ai për asnjë moment nuk u pendua për veprimin, madje i drejtove kolegëve duke u thënë: “Më vjen mirë që e godita dhe e nokautova”. /Telegrafi/

Exit mobile version