Në rrjete sociale ka filluar të qarkullojë një video e pazakontë, ku shihen një grup i të rinjve që ishin munduar të pjekin në “skarë” salsiçet – duke e shfrytëzuar kështu “auspuhin” e veturës së shtrenjtë që nxirrte flakë.
Por, pa kaluar shumë kohë, ata u penduan për këtë veprim që u kushtoi shtrenjtë, transmeton Telegrafi.
Në videon shihen të rinjtë e shokuar duke shikuar flakën që përfshin pjesën e pasme të veturës së tyre të shtrenjtë Lamborghini Aventador. Djegia e Lamborghini ka ndodhur në Kinë.
Gjithçka filloi kur njëri prej të rinjve qëndron prapa “auspuhit” të Lamborghini, me një pirun në dorë që kishte një salsiçe. E tjetri ishte brenda veturës me motor të fuqishëm V12, që i jepte gaz më shumë me qëllim që sa më shumë të nxjerr flakë nga “auspuhu” dhe të përgatisin më shpejtë ushqimin.
Por gjithçka ndryshoi pak sekondave kur në pjesën e pasme të veturës – përkatësisht në motor filloi të del tym e lëngu për ftohjen e motorit filloi të derdhet në tokë.
Kujtojmë që një veturë e tillë në Kinë kushton rreth një milion dollarë, dhe konsiderohet si një nga veturat më të mira sportive që janë jashtëzakonisht të shpejta. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=rgw5mF_jbXg