Telegrafi

U munduan të kontrabandojnë 200 kilogramë shufra të arit që kapin vlerën e 8.4 milionë dollarëve, arrestohen nga policia japoneze (Foto)

Dy shtetas të Izraelit, Reuben Rosen, 58-vjeç dhe David Cohen, 55, janë arrestuar në Japoni nën dyshimin për kontrabandimin e dhjetëra shufrave të arit.  

Autoritet japoneze kanë arritur të konfiskojnë dy seri të ndryshme të shufrave të arit që peshonin 200 kilogramë dhe kapnin vlerën e 8.4 milionë dollarë, transmeton Telegrafi.

Të arrestuarit kishin tentuar t’i kontrabandojnë shufrat e arit nga Hong Kongu në Japoni, të cilat i kishin fshehur në pjesë të ndryshme të veturës.

Policia japoneze dyshon se shtetasit izraelit kishin futur ari në Japoni mbi 50 herë, dhe në të njëjtën mënyrë kishin arritur ta transportojnë në vende tjera rreth katër tonë të shufrave të arit. /Telegrafi/