Telegrafi

U mundua t’ua vë flakën dhjetëra veturave luksoze, por e pësoi keq (Video)

Kamerat e sigurisë të instaluara brenda një garazhi të mbushur me vetura luksoze, kanë kapur momentin kur një burrë i paidentifikuar futet brenda me një kovë me benzinë, me të cilën i spërkat veturat dhe më pas ua vë flakën.

Ngjarja e tmerrshme raportohet të ketë ndodhur në Suedi, kurse burri i cili kishte për synim t’ua vë flakën veturave e pëson vetë edhe më keq, pasi zjarri përhapet dhe i kapet në rrobat që kishte veshur, transmeton Telegrafi.

Shumë komentues që kanë parë videon janë shprehur të tmerruar lidhur me veprimin e tmerrshëm të këtij burri. Por, ende nuk dihet se ai ka shpëtuar apo është lënduar, duke marrë parasysh faktin se flaka e përfshin edhe atë.

Policia suedeze ka bërë të ditur se i është vënë pas burrit që ia ka vënë zjarrin veturave, por edhe vetes. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=8_Ynl9h5Wcc