Site icon Telegrafi

U mundua t’i ikte drejtësisë duke u fshehur nën shtrat, por policia e arreston turkun që akuzohet për 38 vepra penale

Turku i akuzuar për 38 krime të ndryshme dhe një vrasje, arrestohet në një vend të pazakontë.

Ekipet e xhandarmërisë së Turqisë kanë arritur ta arrestojnë një person shumë të kërkuar në qytezën e Igdirit.

Sabri Demiri akuzohej për vepra të ndryshme duke përfshirë edhe vrasjen me dashje të një fëmije, raporton t24.

Ekipet bastisën shtëpinë ku ndodhej personi. Si rezultat i kontrollit të bërë brenda shtëpisë, Demiri u kap nën një shtrat. Pasi u arrestua, ai u dërgua në dhomat e paraburgimit.

Gjithashtu u sekuestrua edhe një motor, i cili doli të jetë i vjedhur në vitin 2018.

Motori iu kthye pronarit të vërtetë me emrin Mehmet Yeter, i cili para katër vjetëve e kishte raportuar rastin e vjedhjes së motorit. /Telegrafi/

Exit mobile version