Autoritetet në Teksas janë vënë në kërkim të një adoleshenti, i cili është shfaqur në një video ku shihet duke rrahur brutalisht të dashurën, e cila ishte munduar të tallet me të kinse është ndarë me të.
Departamenti i policisë në Waco kanë lëshuar urdhër arrest për 17-vjeçarin Jamarion Reese, duke shpresuar se do të arrijnë ta kapin dhe të dënohet nën akuzën për sulm fizik, transmeton Telegrafi.
Policia u alarmua kur videoja e sulmit brutal ndaj vajzës së re që ndodhi brenda një apartamenti, u publikua në internet. Në video vajza dëgjohet duke i thënë partnerit që mos ta prekë dhe se më nuk janë në lidhje, por ajo kurrë nuk kishte besuar se kjo shaka do t’i kushtojë shtrenjtë.
Në momentin që ai i dëgjoi këto fjalë, filloi ta godasë pandërprerë me grushte duke e bërë për spital vajzën që mendoi se shakaja do ta disponoj paksa. /Telegrafi/