Telegrafi

U mundua ta hipnotizonte, elefanti shtyp për vdekje burrin në Shri Lankë (Video, +18)

Një burrë në Shri Lanka është shtypur për vdekje nga një elefant të cilin po mundohej ta hipnotizonte.

Videoja amatore e publikuar më poshtë, shfaq burrin e paemëruar duke ecur në drejtim të kafshës gjigante që po qëndronte në një zonë të gjelbëruar, transmeton Telegrafi.

Por, kur elefanti e vërejti burrin iu vërsul menjëherë, ndërkaq burri i bindur se do të ndalej as që lëvizi – ku si rezultat e shtypi për vdekje.

Mediat lokale raportojnë se burri po tentonte ta “hipnotizonte” elefantin që e mbyti në vend, dhe për këtë arsye as që tentonte të ikte nga ai.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në Kataragama, në afërsi të parkut nacional në pjesën jugore të Shri Lankës. /Telegrafi/