Site icon Telegrafi

U miratua Propozim-Ligji për ndalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi në Maqedoni

Me propozimin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, ministrat në sesionin e sotëm qeveritar miratuan Projekt-ligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me këtë rregullohet parandalimi dhe ndalimi i diskriminimit, format dhe llojet e diskriminimit, procedurat për mbrojtjen nga diskriminimi, si dhe përbërjen dhe punën e Komisionit për parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi. Qëllimi i këtij ligji është të garantojë parimin e barazisë, parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi në ushtrimin e të drejtave dhe lirive të njeriut. /Telegrafi/

Exit mobile version