Site icon Telegrafi

U mendua si hero, por ishte një hajn – katër vjet burg për njeriun që u kishte vjedhur gjësende viktimave të sulmit në Manchester (Foto)

Undated handout photo issued by Greater Manchester Police of Chris Parker who has been jailed at Manchester Crown Court for four years and three months after he stole from victims of the Manchester Arena bombing. PRESS ASSOCIATION Photo. Issue date: Tuesday January 30, 2018. See PA story COURTS Explosion. Photo credit should read: Greater Manchester Police/PA Wire NOTE TO EDITORS: This handout photo may only be used in for editorial reporting purposes for the contemporaneous illustration of events, things or the people in the image or facts mentioned in the caption. Reuse of the picture may require further permission from the copyright holder.

I pastrehu “hero” i sulmit terrorist të Mançesterit është dënuar me më shumë se katër vjet burg për vjedhje nga viktimat.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Chris Parker u tha se nuk ishte “heroi” që ai pretendoi të jetë, por “vetëm një hajdut i zakonshëm”, pasi ai u dënua të martën nga një Gjykatë e Manchesterit.

Parker vodhi viktimat, përfshirë Sorrell Leczkowskin, që ishte duke vdekur

Parker, 33-vjeçar, më parë ka pranuar se ka vjedhur një çantë dhe një telefon celular nga dy viktima të sulmit të Manchester Arena më 22 maj të vitit të kaluar.

Në kohën e mizorisë, e cila vrau 22 dhe la më shumë se 500 të plagosur, Parker fillimisht pretendoi në televizion se ai kishte qenë duke u kujdesur për të plagosurit.

Salman Abedi shpërtheu një bombë në hollin e Manchester Arena

Parker madje foli se si një grua vdiq në krahët e tij, pasi sulmuesi Salman Abedi shpërtheu një bombë në hyrje të vendit të koncerteve pasi spektatorët lanë një koncert të Ariana Grande.

Njëzet e dy vetë u vranë në shpërthimet e Manchester Arena

Madje veprimet e tij të supozuara bënë që njerëzit të jepnin para për të, duke u mbledhur kështu rreth 50 mijë funte.

Por, pasi u kuptua rreth tij, ai nuk do të marrë më paratë – ato do t’u kthehen donatorëve.

Në vend të kësaj, Parker do të shërbejë katër vjet e tre muaj në burg për dy akuza të vjedhjes dhe një akuzë mashtrimi. /Telegrafi/

Exit mobile version