Curtis Phelps doli nga shtëpia tij në Alaskë të Shteteve të Bashkuara, që të hidhte mbeturinat, por mbeti përjashta i mbyllur në një hangar.
Në oborrin e tij ishte një dre gjigant, prej të cilin u frikësua shumë dhe u mbyll brenda, ndërsa nuk dinte se ku ndodhej kafsha, andaj mbeti brenda, transmeton Telegrafi.
“Më telefonoi për të më thënë, nëse është i sigurt të dilte nga hangari. Pastaj më tregoi se është një dre në afërsi, të cilit po i frikësohet”, ka thënë gruaja e tij.
Ai e kishte telefonuar disa herë gruan, por ajo nuk i përgjigjej duke menduar se është afër dhe po mahitet.
Kjo bëri që ai të mbetej një kohë në hangarin e ftohta, nga frika prej drerit, megjithëse zona ku jeton, vizitohet shpesh nga këto kafshë. /Telegrafi/