Site icon Telegrafi

U mbajt turneu për nder të lindjes së pejgamberit Muhamed

Turneu është mbajtur në terenin sportiv “Toni Sport” në Rahovec dhe në këtë ngjarje morrën pjesë 18 ekipe të paraqitura në një kohë rekord prej dy ditësh e që ishte indikacioni më i madh i ngjalljes së interesimit të madh për të rinjt e qytetit të Rahovecit. Ndeshjet janë zhvilluar me sistem eliminimesh me lojtarë 5+1 në lojë.

Vlen të theksohet se pas një kohe të gjatë ky turne është zhvilluar pa incidente dhe me një kulturë të lartë të mirëkuptimit të shfaqur nga ana e lojtarëve të cilët morrën pjesë në këtë ngjarje.

Dhe me këtë rast organizatiorët falënderuan të gjithë lojtarët që treguan maturi dhe kujdes të veqantë gjatë pjesëmarrjes përfshirë këtu edhe publikun e zjarrtë që bënte atmosferë, transmeton Telegrafi.

Fitues i turneut doli ekipi “NA JEMI” që në finale mposhtën ekipin “MULLABAZI” ndërsa vendin e tretë mori ekipi “BASHKËSIA ISLAME”. Për vendin e parë dhe të dytë u ndanë shpërblime simbolike derisa u ndanë edhe shpërblimet për “Golshënuesin” më të mirë të turnirit të cilin e fitoi Bilall Alirifa, mirënjohje për ekipin “RAILTRANS” për lojën “FAIR PLAY”, si dhe mirënjohje e falënderim për “REFERIM FER” të referëve që ndihmuan që ky turnir të zhvillohet në mënyrë sa më të mirë të mundshme. Referët të cilët ndanë drejtësi në këtë turnir ishin Orhan Hoxha dhe Admir Mullabazi.

Vlen të theskohet se shumë prej pjesëmarrësve aktiv të sportit vlerësuan lartë organizimin e këtij turneu duke veçuar pjekurinë e lartë të ekipeve pjesëmarrëse. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version