Site icon Telegrafi

U mbajt sot Karnevali i Ratevës në Berovë

Rreth 300 maska nga të gjitha anët e Maqedonisë dhe Bullgaria, kanë defiluar sot nëpër fshatin Ratevë të Berovës, në kuadër të karnevalit tradicional të Maleshevës ”Bamburët e Ratevës”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Atanas Valmarski, kryetar i Bashkësisë Lokale të Ratevës theksoi se këtë vit karnevali ka shumë maska që vijnë nga qytete karnevalesh të Ballkanit. Bambrët maskohen me veshje lëkure, vallëzojnë në mëngjes, për t’i larguar shpirtërat e këqinj.

Dekor i domosdoshëm është edhe vizatimi i fytyrave të femrave dhe i të gjithë mysafirëve që vijnë në fshat, duke e konsideruar si shenjë shëndeti dhe mbrojtje nga sëmundjet. Karnevali i Ratevës është pjesë e familjes evropiane të karnevaleve./Telegrafi/

Exit mobile version