Në Boros të Suedisë është mbajtur sofra poetike e mërgatës, ashtu sikurse promovimi i veprave nga disa autorë shqiptarë në diasporë.
Më 26 mars u mbajt Sofra Poetike e mërgatës shqiptare nga e gjithë Evropa, ku morën pjesë mbi 40 poetë dhe në konkurrencë ishin mbi 50 poezi.
Juria profesionale ishte e përbërë nga Xhavit Çitaku dhe Remzi Basha dhe të tjerë, ku u vlerësua lart poezia Toka Ime.
Në këtë manifestim u promovua edhe vepra e autorëve të ndryshëm, ndër ta ishte edhe vepra e Bajram Muharremit, shkrimtarit të mirënjohur shqiptar.
Ai publikoi veprën “Gjurmë Atdhetarie”, ku referues ishte profesor Fetah Bahtiri.
Libri “Gjurmë Atdhetarie” ndahet në 7 kapituj dhe ka 350 faqe, ku ka shumë detaje të pa lexuara deri më sot dhe të pa shkruara nga autorë të tjerë.
Kjo vepër konsiderohet thesar për breza të tërë të tashëm dhe të ardhshëm ku në secilën bibliotekë i domosdoshëm do të jetë kjo vepër.
Bajram Muharremi do të publikojë së shpejti edhe veprën e tij me poezi në qershor. /Telegrafi/