Programe të zhvilluara për dërgesë dhe monitorim të shërbimeve për rehabilitim profesional dhe asistencë personale për persona me pengesa në zhvillim, janë rezultatet e IPA pilot projektit dyvjeçar ‘Avancimi i shërbimeve për përfshirje sociale’, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Projekti ka për qëllim që të asistojë në përmirësimin e sistemit, shërbimet dhe kapacitetet profesionale për përfshirje sociale të personave me pengesa në zhvillim dhe të promovojë mundësi të barabarta në tregun e punës, njofton AIM.
Sipas ekspertes për asistencë personale, Marijana Jankoviq, serviset në shoqëri janë të domosdoshme për përfshirje më të madhe të personave me invaliditet në komunitet.
Eksperti i IT Teknologjisë Zoran Nikollovski, është kryer sendërtim i sistemit informatik ‘Lirikus’ në MPPS.
Në ngjarje ministrja e MPPS, Milla Carovska u ndau çertifikata pjesëmarrësve në trajnimet në kuadër të projektit për rehabilitim profesional dhe asistencë personale.
Buxheti i përgjithshëm i projektit arrin 1.366.250 euro dhe shfrytëzuesi kryesor është MPPS. /Telegrafi/