Sot në Kërçovë në organizim të “Lions Club” nga ky qytet u organizua olimpiada e tretë për persona me nevoja të posaçme, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Këtë viti në gara morën pjesë përfaqësues nga Demir Kapia, Manastiri, Prilepi dhe Kërçova, dhe gjithsej kishte rreth 70 pjesëmarrës të gjitha moshave.
Guvernatori i Qarkut 132 Maqedoni, Zvonimir Cvetanoski, ka theksuar se në olimpiadën e sotme nuk ka pas të humbur, por se të gjithë 70 pjesëmarrësit janë fitues.
Koordinatori i “Lions Club Kërçovë”, Naim Zenku, ka theksuar se për të gjithë pjesëmarrësit në këtë manifestim sportiv do të ketë shpërblime dhe lëvdata.
Olimpiada e këtij viti u zhvillua në lojëra të ndryshme të përshtatura sipas mundësive të kësaj kategorie të njerëzve./Telegrafi/