Site icon Telegrafi

U mbajt Marketing Kingdom në Shkup (Foto)

Dje, në hapësirat e ‘Alexander Palace’ është mbajtur “Marketing Kingdom Skopje”, konferencë për profesionistë marketingu. Gjithësejt në sallë ishin mbi 300 delegatë të cilët dë gjuan historitë dhe prezentimet e folësve eminent nga kompani botërore.

Marketing Kingdom Skopje është ngjarja e parë në Maqedoni ku përfshihen prezentime nga kompani të mëdha botërore për marketing Shazam, Rolls Royce Motor Cars, Visit Britain, Coca-Cola, SAPdhe VISA.

Udhëheqësi i kompanisë organizatore të këtij eventi, P World, Kosta Petrov për këtë event tha “Për herë të parë e kemi organizuar Marketing Kingdom Skopje para gjashtë viteve dhe kemi pasur 80 delegatë. Prej atëherë deri tani kemi punuar në më shumë se 30 shtete dhe kemi ndryshuar realitetin e tyre. Sot jemi këtu me 300 delegatë dhe po ndryshojmë realitetin në Maqedoni.” tha mes tjerash për Telegrafi Maqedoni, Kosta Petrov.

Përndryshe, P World organizon konferenca në të gjithë botën.

Telegrafi ishte partner medial i kësaj konference./Telegrafi/

Exit mobile version