Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Zafir Berisha, njëherësh Koordinator Nacional për Siguri Kibernetike, ka marr pjesë në konferencën ndërkombëtare për Siguri Kibernetike të organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe UNDP.
Gjatë kësaj konferencë Berisha, theksoi se krahasuar më vendet e rajonit, Republika e Kosovës e ka shpërndarjen më të madhe të internetit.
Ai theksoi se aktualisht është duke u punuar strategjia e re për siguri kibernetike dhe plani i veprimit për periudhën vijuese.
Në këtë konferencë zëvendësministri Berisha, tha se Republika e Kosovës, ka aprovuar ligjin për infrastrukturën kritike. Ku qëllimi i këtij ligji është për të ruajtur dhe mbrojtur infrastrukturën kritike kombëtare dhe evropiane, për të mbrojtur qytetarët e Republikës së Kosovës, parandaluar incidentet dhe minimizuar dëmin potencial për infrastrukturën kritike, pasurinë e përgjithshme, humbjet ekonomike dhe sociale”.
Koordinatori Nacional për Siguri Kibernetike, tha se Ministria e Punëve të Brendshme, është duke hartuar projektligjin për siguri kibernetike. Ku qëllimi i këtij ligji do të jetë që të përcaktoj parimet e sigurisë kibernetike, parandalimin dhe luftimin e krimit kibernetikë në Republikën e Kosovës kundër çdo kërcënimi apo sulmi, si dhe themelimin e Autoritetin Shtetëror për Siguri Kibernetike.
Në këtë konferencë u tha se Republika e Kosovës është zotuar të promovojë stabilitetin dhe sigurinë, jo vetëm brenda vendit, por edhe të jetë kontribuuese e rëndësishme ndaj sigurisë së rajonit dhe më gjerë. /Telegrafi/