Edhe këtë vit u mbajt Java e modës Shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku dizajnerët shqiptare të modës paraqiten punimet e tyre të veshjeve para dhjetëra shqiptarëve, por edhe të huajve në New York.
Në këtë festival u prezantuan rreth 100 veshje të dizajnuara nga Ardi Aslani, Kadrije Brestofci, Jehona Bunjaku, Dashurie Elshani, Flora Select, Aferdita Adela dhe Aida Selimaj.
Të pranishëm ishin edhe mediet e huaja dhe stilistë që ndjekin këtë ngjarje për të mësuar më shumë rreth modës shqiptare.
Koleksionet e prezantuara janë pritur shumë mirë nga pjesëmarrësit dhe të gjithë ata që ndoqën ngjarjen live nëpërmjet rrjeteve sociale.
Ngjarjen e ndoqën edhe përfaqësuesit nga: National Association of Buyers & Selers, National Fashion Accessories Association, Professional Association Of Custom Clothiers.
E veçanta e këtij edicioni ishte edhe festa e javës së modës ku kishte mysafir shumë të veçantë, ku për argëtimin e tyre u përkujdes edhe rap-grupi i famshëm Etnon.
Të pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe Ambasadorja e Shqipërisë në KB, Besiana Kadare dhe Ambasadorja e Kosovës në NY, Teuta Sahatqia.
Në këtë ngjarje kishte edhe njerëz të tjerë që merren me grimin si Shqipe Namani, Shqipe Gjocaj, Besiana Hoti dhe Enlireta Elshani dhe stilistët e flokëve Nazim Salihu, Hana Merdita dhe Naser Behluli.
Organizatorja e kësaj ngjarje Mrika Krasniqi në një prononcim për Telegrafin ka thënë që, ngjarje si kjo do të ketë shumë, së shpejti mbahet edhe edicioni i 6-të i Javës së filmit Shqiptar në NY, ku komuniteti do të ketë mundësi të shikojë filma shqiptar në kinematë e kësaj kryeqendre botërore!
/Telegrafi/