Telegrafi

U mbajt Dita e vjeljes së mollës në Kovragë

Për të nëntin vit me radhë në Kovragë të Istogut u shënua manifestimi tradicional “Dita e Mollës”.

Kryetari i Istogut Haki Rugova, tha s e manifestimi ka karakter tradicional dhe se përkrahja e komunës për fermeret do të vazhdojë. “Ky manifestim ka karakter festiv dhe ne do të angazhohemi qe si edhe ne të ardhmen të ju mbështetim ju fermer të vyer të fshatit Kovragë”, tha Rugova

Ai ka përmendur edhe projektin komunal për subvencionim, në mënyrë për të krijuar kushte sa më të mira për fermerët.

Drejtori i Bujqësisë, Januz Kabashi ka bërë shpërndarjen e mirënjohjeve dhe shpërblimeve për fermerët e dalluar të kësaj ane.

Fermer i vitit është shpallur Ruzhdi Blakaj i cili posedon 3 hektarë me mollë, ku rendimentet në këtë vite janë rekord deri me 70 tonë për hektarë.

Po ashtu është bërë  përzgjedhja e  pemëtarëve më të zellshëm të Komunës së Istogut: Sadik Blakaj, Burim Rexhaj, Nazmi Blakaj, Hasan Kajtazi dhe Agim Blakaj.

Organizimi i këtij manifestimi u bë nga shoqata “Pema” në Kovragë, nën patronatin e Ministrisë së Bujqësisë dhe Komunës së Istogut. /Telegrafi/